Imigrant i ri në Norvegji

Mësimi i gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore

Foto fra et norskkurs

E drejta dhe detyrimi për mësimin e gjuhës norvegjeze

Disa imigrantë kanë të drejtë dhe detyrim të marrin falas mësimin e gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore. Kjo vlen për:

  • refugjatët
  • personat me lejeqëndrimi për arsye humanitare
  • personat me mbrojtje kolektive
  • të bashkuarit familjar me dikën që është nën një prej grupeve të mësipërme
  • të bashkuarit familjar me shtetasit norvegjezë apo shtetasit e shteteve nordike
  • të bashkuarit familjar me personat që kanë një leje qendrimi të përhershme

Janë vetëm personat e moshës 16-67 vjeç që kanë të drejtë dhe detyrim të marrin pjesë në mësimin e gjuhës norvegjeze. E drejta dhe detyrimi nënkupton se, këta persona janë të detyruar t`i plotësojnë 600 orë mësimi. Nga këto, 50 orë, duhet të jenë mësim në lëndën e njohurisë shoqërore në një gjuhë që pjesëmarrësi e kupton. Është gjithashtu e mundur që të lejohen më shumë orë mësimi falas të gjuhës norvegjeze. Komuna/Bashkia i ofron këto orë sipas nevojës, por numri i përgjithshëm i orëve nuk mund të tejkalojë 3000 orë.

Detyrim në mësimin e gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore

Disa nuk kanë të drejtë në mësimin e gjuhës norvegjeze falas, por janë të detyruar t`i plotësojnë 300 orë, në mësimin e gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore, për të marrë një leje qëndrimi të përhershme.
Kjo vlen për:

  • punëtorët imigrantë nga vendet jashtë zonës së EØS / EFTA-së
  • personat që hyjnë në Norvegji për bashkim familjar me ta

As të drejtë ose detyrim për mësimin e gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore

Disa nuk kanë as të drejtë, ose detyrim që të marrin falas mësimin e gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore.
Kjo vlen për:

  • studentët
  • au pair iyo qaar kale oo leh ku meel gaar ah
  • shtetasit nordikë
  • personat me qëndrim sipas rregulloreve të EFTA/EØS

Fakta

Kursi i gjuhës norvegjeze

Gjithë ata që jetojnë në Norvegji, duhet të flasin dhe të kuptojnë gjuhën norvegjeze. Shoqëria norvegjeze pret që të gjithë të marrin pjesë në jetën shoqërore, dhe shumica të jenë si në punësim po ashtu edhe ta mbajnë veten. Shumica e komunave ofrojnë kurse të gjuhës norvegjeze, si dhe ka disa ofrues privatë. Disa imigrantë marrin falas kursin e gjuhës norvegjeze nga komuna, ndërsa të tjerët duhet vet të paguajnë për këtë. Kjo varet, nga lloji i lejes së qëndrimit që një person e ka.

LØS OPPGAVENE